September 30, 2025
1 min read

Motoçiklisti bëhet për mjek pas përplasjes me veturën në Prishtinë

Një motoçiklist, ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Rrustem Statovci”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit.

Pllana tha se personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.

Latest from Blog

Ec pak, jeto më gjatë, ja çfarë thotë shkenca

Një studim i publikuar në revistën shkencore “The Lancet” sugjeron se edhe një shëtitje e shkurtër ditore mund të ulë ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme. Studimi u udhëhoq nga shkencëtarë të
Go toTop