by
June 22, 2026
1 min read

Dyshohet për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 18:00 ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Ahmeti.

Latest from Blog

Go toTop