by
June 29, 2026
1 min read

Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin në bujqësi, nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme

Me ftesë të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla, ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Armend Muja, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve.

Gjatë vizitës, ministrat nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi, të cilat synojnë avancimin e politikave të përbashkëta në sektorin agro-ushqimor, rritjen e standardeve në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitetit, si dhe thellimin e koordinimit institucional.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, marrëveshjet parashohin gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit në zhvillimin rural, mbështetjen e fermerëve përmes politikave bujqësore dhe skemave financiare, si dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Një ndër prioritetet e bashkëpunimit mbetet modernizimi i sektorit përmes digjitalizimit të shërbimeve bujqësore, forcimi i kapaciteteve në kërkimin shkencor, inovacion dhe transferimin e teknologjive bashkëkohore, me synim rritjen e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë së sektorit.

Ministria e Bujqësisë vlerësoi se këto marrëveshje përbëjnë një hap të rëndësishëm në konsolidimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, rritjen e sigurisë ushqimore dhe përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve rurale në të dy vendet.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop