by
June 30, 2026
1 min read

Vritet me thikë imami kosovar

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, ka humbur jetën pas një përleshjeje të ndodhur në këtë fshat.

Ai dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë gjatë konfliktit dhe, megjithëse u dërgua në QKMF-në e Dragashit, mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

I dyshuari për rastin Beshir Hamza është në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e tij. Motivi dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop