by
June 30, 2026
1 min read

Për ç’arsye u ther për vdekje imami në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Arsyeja e vrasjes së imamit nuk lidhet me punën e tij në xhami.

Ajhan Beqiri, sekretar i KBI-së për rajonin e Gorës tha:

“E tëra që mund të them është se vrasja e imamit nuk lidhet me punën e tij. Kemi informacione që ky akt i rëndë ka ndodhur për çështje private. Gazmendi ka qenë imam në zonën tonë dhe jemi të tronditur me humbjen e tij. Urojmë që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe të zbardhin sa më parë këtë rast. Ne bashkëndjejmë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe urojmë që Zoti ta ketë çuar në xhehnet”, ka thënë Ajhan Beqiri

I arrestuari për vrasjen me thikë të imamit Gazmend Tahirovci është Beshir Hamza.

Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm pas një aksioni të mirorganizuar nga Policia e Kosovës.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop