by
June 30, 2026
1 min read

Zjarr i madh përfshin arat me grurë në afërsi të Prishtinës, intervenojnë zjarrfikësit

Një zjarr ka përfshirë mesditen e sotme një hapësirë me parcela të mbjella me grurë në rrugën që nga Arbëria të çon në Shkabaj.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet e Zjarrfikjes së Kryeqytetit, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapet në sipërfaqe të tjera.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, disa automjete të zjarrfikësve janë angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop