by
June 30, 2026
1 min read

Komandanti i KFOR-it mbledh përfaqësuesit e 31 vendeve kontribuese

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në një takim ambasadorët, krerët e misioneve dhe Përfaqësuesit e Lartë Kombëtarë nga 31 vendet kontribuese me trupa në misionin e NATO-s në Kosovë.

Në një njoftim bëhet e ditur se takimi u zhvillua në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

Gjatë takimit, Gjeneral Major Ulutash përshkroi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për periudhën në vijim”. 

Komandanti i KFOR-it riafirmoi angazhimin e misionit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për të gjitha vendet kontribuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, theksohet më tutje në njoftim.

Latest from Blog

Go toTop