Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Deçan.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, dëmet materiale në automjetet e përfshira janë të konsiderueshme.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë informacione zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.