by
July 1, 2026
1 min read

Vetëtima shkakton zjarr në një arë të Novobërdës  

Moti i lig që ka mbizotëruar sot në Kosovë ka prekur disa komuna të vendit.

Si pasojë, në një arë me grurë në Koretishtë Novobërdës, ka rënë zjarr pas rënies së vetëtimës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se zjarri është lokalizuar menjëherë nga zjarrfikësit.

Sipas Hashanit, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ky rast.

Latest from Blog

Go toTop