by
July 2, 2026
1 min read

Katër të lënduar në një aksident trafiku afër Istogut

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Bellopojë, afër Istogut.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, katër persona që ndodheshin në njërën nga veturat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Latest from Blog

Go toTop