by
July 2, 2026
1 min read

13-vjeçarja nga Llapi rrezikon të mbytet në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në spital

Një 13-vjeçare nga Podujeva ka rrezikuar të mbytej këtë të enjte në bregdetin e Shëngjinit.

Lajmi u konfirmua nga Policia e Lezhës, ku u bë e ditur se e mitura është nxjerrë nga uji nga pushuesit, në gjendje jo të mirë.

Sipas policisë në Lezhë, 13-vjeçarja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Lezhë, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Latest from Blog

Go toTop