by
July 2, 2026
1 min read

Rrezikoi të mbytej në det: E mitura nga Podujeva u nxor nga uji në gjendje jo të mirë

Një 13-vjeçare nga Podujeva u gjet përballë rrezikut për jetë këtë të enjte në Shëngjin.

Teksa po lahej në det, e mitura dyshohet se rrezikoi të mbytej në det, të paktën sipas informacioneve të marra nga policia në Lezhë.

Sipas policisë atje, e mitura u nxor nga uji nga pushuesit, në gjendje jo të mirë, dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Lezhë, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Latest from Blog

Go toTop