Drejtori i qumështores “Vita” në Istog, Artan Spahija pas vendimit të kompanisë për mbylljen e saj, pas vërsuljes me inspektime nga ministria e Bujqësisë, ka dhënë një mesazh të fuqishëm ndaj pushtetit të Albin Kurtit.
Ai ka deklaruar se pushteti “po e do më shumë Serbinë, se neve”, për çka shtoi se kjo nuk do t’i ndalë asnjëherë.
“Ministri i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë, sesa qumështi i “Vitës”. Ne nuk jemi kriminela, ne kemi me shku faqebardhë, edhe na nuk kemi me u dorëzu, këta munden me kry procedurën e vet, por ne juve nuk ju lëjmë”, tha ai.
Punëtorëve të qumështores “Vita” në Istog, Spahija iu premtoi se kompania nuk do t’i lë pas dore, duke iu dhënë fjalën se paga e tyre do të dalë.
“Ne kemi prodhime tjera, ne kemi me vazhdu, nuk munden me na ndalë. Nuk ka mujt as Serbia me na ndal. Ju mos keni merak, rrogat ja’u qesim, dhe ne nuk dorëzohemi”, tha drejtori i ‘Vita-s’, Artan Spahiu para punëtorëve.
Gjatë ditës së sotme, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, dërgoi 25 inspektorë pa paralajmërim për inspektim te qumështorja.