Gazetari Elton Tozaj deklaroi sot se këngëtari Flori Mumajesi pritet të rikthehet në skenën muzikore me një album të ri gjatë muajve shtator ose tetor.
Sipas Tozajt, albumi i ri i artistit është në përgatitje prej më shumë se një viti dhe përfshin si këngë të reja, ashtu edhe ripërpunime të projekteve të mëparshme.
“Ka një vit e ca që po punohet për këtë. Ka rikthim, ka ripërpunim të këngëve, ka rivazhdim të këngëve siç është kënga “Hëna” me Ylli Limanin apo “Jeta” me Elvana Gjatën”, deklaroi ai.
I pyetur për një rikthim të mundshëm mes Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, gazetari u shpreh se një gjë e tillë është diskutuar prej kohësh dhe se pritet të realizohet.
“Është diskutuar prej kohësh kjo gjë dhe po, do të ketë një rikthim me Elvana Gjatën. Rikthim muzikor. Rikthimi i Flori Mumajesit ka për të qenë rikthimi më i madh i mundshëm ndonjëherë”, deklaroi ai.