September 30, 2025
1 min read

Qytetarja nga Peja dorëzon kuletën e gjetur me të holla në polici

Më 24 shtator, në stacionin policor në Pejë është paraqitur qytetarja Valbona Bytyqi e cila kishte gjetur një kuletë në një qendër tregtare të këtij qyteti.

Në kuletë ishin: 557 euro, 320 dollarë amerikanë dhe 600 franga zvicerane.

Sipas njoftimit, policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, dhe e njëjta është ftuar në stacion.

Zyrtarët ia kthyen qytetares kuletën së bashku me të holla.

“Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet tutje në njoftimin e policisë

Latest from Blog

Go toTop