by
September 30, 2025
1 min read

Sekuestrohet në Suharekë një veturë me vlerë rreth 160 mijë euro

Një veturë e tipit Mercedes G63 i vitit 2022, me vlerë rreth 160 mijë euro është sekuestruar gjatë ditës së djeshme në Suharekë.

Sipas njoftimit, sekuestrimi i automjetit u bë nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me kërkesë të autoriteteve gjermane.

Bëhet e ditur se ekziston dyshimi se pronari i tij kishte detyrime të pashlyera lidhur me këtë automjet. Në vend që t’i përgjigjej kreditorit, pronari kishte larguar automjetin nga Gjermania, ndërsa i njëjti është gjetur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Suharekës.

Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe për veprimet e mëtejme do të veprohet sipas udhëzimeve të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë.

“Ky operacion paraqet një shembull të qartë të bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht me ato të vendeve të Bashkimit Evropian”, thuhet tutje në njoftim.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop