July 7, 2026
1 min read

KRU “Prishtina” publikon video: Zbulohet një lidhje ilegale e ujit në Veternik

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka zbuluar një lidhje ilegale të ujit në Veternik, e cila dyshohet se është përdorur nga një kompani për pastrimin e rrugëve dhe aktivitete të tjera.

Sipas KRU “Prishtina”, gjetjet fillestare tregojnë se përmes kësaj lidhjeje dyshohet të jenë keqpërdorur mijëra litra ujë, duke dëmtuar interesin publik dhe duke keqpërdorur një resurs jetik.

Kompania ka publikuar edhe një video nga vendi i ngjarjes, ndërsa bëri të ditur se rasti është nën hetim. Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe konfirmimit të gjendjes faktike, rasti do të procedohet në gjykatë.

Latest from Blog

Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin maj 2026, sipas të cilave sektori hotelier ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me po të njëjtën
Go toTop