July 7, 2026
1 min read

Gërvalla: Roli i gjyqtarëve dhe prokurorëve kërkon profesionalizëm dhe ndjeshmëri ndaj viktimave

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka njoftuar për takimin e mbajtur me gjyqtarë dhe prokurorë, në të cilin u diskutua për çështje që prekin themelet e shoqërisë, si mbrojtja e viktimave të dhunës në familje dhe ndaj grave.

Këto përpjekje janë pjesë e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore 2027–2031, e cila synon të avancojë më tej koordinimin ndërinstitucional, forcimin e shtyllës së ndjekjes penale dhe gjyqësore, si dhe zbatimin e plotë të standardeve të Konventës së Stambollit, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/donikagervallakosova?ref=embed_post

Latest from Blog

Go toTop