July 7, 2026
1 min read

Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin maj 2026, sipas të cilave sektori hotelier ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë muajit maj 2026 në hotelet e Kosovës janë regjistruar gjithsej 69 mijë e 81 vizitorë, prej të cilëve 25 mijë e 26 kanë qenë vizitorë vendorë, ndërsa 44 mijë e 55 vizitorë të jashtëm.

Krahasuar me muajin maj të vitit 2025, kur ishin regjistruar 61 mijë e 931 vizitorë, numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotele është rritur për 11,5 për qind.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 155 mijë e 599 net-qëndrime në hotele. Nga ky numër, 88 mijë e 957 net-qëndrime, apo 57,2 për qind, u takojnë vizitorëve të jashtëm, ndërsa 66 mijë e 642 net-qëndrime, apo 42,8 për qind, vizitorëve vendorë.

ASK-ja ka bërë të ditur se edhe numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje në krahasim me majin e vitit 2025.

“Në muajin maj 2026, krahasuar me periudhën paraprake (maj 2025), pati rritje të vizitorëve për 18,1 për qind”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas statistikave, gjatë majit të këtij viti në Kosovë kanë qëndruar 44 mijë e 55 vizitorë të huaj, ndërsa numri më i madh i tyre ka ardhur nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se sektori i hotelerisë ka vazhduar trendin e rritjes së numrit të vizitorëve, me një ndikim të veçantë nga ardhja e turistëve dhe vizitorëve nga jashtë vendit.

Latest from Blog

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop