July 7, 2026
1 min read

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por për këtë kërkohen reforma.

Ai në një postim në X pas takimeve që ka zhvilluar me ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se po punojnë në anëtarësimin e Kosovës në BE.

“Po punojmë në këtë drejtim”, tha ai.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosovës duhet t’i hapet rruga e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo ka thënë se në këtë proces Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por proces meritor.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i  Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pas takimit me Terras ka se Kosova është e angazhuar për avancimin e rrugës evropiane.

Konjufca kështu është shprehur pas takimit që ka zhvilluar me eurodeputetin Riho Terras, raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën.

Latest from Blog

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop