July 7, 2026
1 min read

Ministri kroat i Mbrojtjes paralajmëron nga Turqia: Duam të rrisim numrin e ushtarëve tanë në KFOR

Ministri korat i Mbrojtjes, Ivan Anushic, ka thënë se Kroacia do të shqyrtojë rritjen e numrit të ushtarëve kroatë në misionin e KFOR-it. Këtë deklaratë e ka thënë Anushic teksa ka folur për planin e përgjithshëm të NATO-s për zvogëlim të trupave të KFOR-it në Kosovë.

Ai ka thënë se Kroacia synon të çojë numrin e ushtarëve në 200 dhe se gjithçka do të sqarohet pas samitit të NATO-s.

“Për sa di unë, do të ketë një tërheqje të disa ushtarëve nga misioni i KFOR-it në Kosovë. Disa ushtarë do të ridrejtohen në misione të tjera. Kroacia po shqyrton dhe propozon të rrisë numrin e anëtarëve të saj në KFOR në 200 dhe ne planifikojmë ta bëjmë këtë. Gjithçka do të jetë shumë më e qartë pasi të përfundojë samiti nesër dhe të arrihen përfundimet konkrete”, ka thënë Anushic.

Anushic ka thënë se ndonëse do të ketë zvogëlim të trupave, Kroacia si shtet anëtar i NATO-s synon t’i rrisë trupat e saj.

“Informacioni ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por lëvizja është drejt reduktimit të numrit të anëtarëve të KFOR-it nga rreth 5,000 në rreth 3,500 ushtarë që do të jenë përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Kroacia synon të rrisë numrin e anëtarëve të saj në atë mision, ky është qëllimi ynë”, ka sqaruar tutje ai.

Kroacia aktualisht ka në Kosovë 151 ushtarë.

Latest from Blog

Go toTop