Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini e anëtari i kryesisë së saj, Daut Haradinaj, kanë refuzuar mandatin e deputetit të fituar nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëri të ditur se Ardian Gjini e Daut Haradinaj kanë refuzuar mandatet e deputetëve.
Në mbledhjen e KQZ-së u vendos që Gjini e Haradinaj të zëvendësohen me kandidatët e tjerë në listën e Aleancës që kanë marrë më së shumti vota.
Mandati i Ardian Gjinit zëvendësohet me Bekë Berishën, ndërsa në vend të Daut Haradinajt, Aleancën në kuvend do të përfaqësojë Burim Ramadani.