Donald Trump thotë se Irani i ka kërkuar të bëjë një marrëveshje.
Presidenti amerikan ka folur nga Air Force One, pas rikthimit nga Ankaraja e Turqisë, ku ai po merrte pjesë në samitin e NATO-s, raporton BBC, transmeton IndeksOnline.
Trump tha se Irani e telefonoi pak kohë më parë dhe se ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje.
Ditën e djeshme, presidenti i SHBA-së tha se armëpushimi kishte “mbaruar” dhe se bisedimet ishin një “humbje kohe”.
Siç pritej, iranianët nuk i kanë konfirmuar publikisht komentet e fundit të Trump.