July 9, 2026
1 min read

Gjendja në kufinj: Kolonë fare, pritje e shkurtër në Han të Elezit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare të Kosovës, duke bërë të ditur se situata paraqitet e qetë në të gjitha vendkalimet.

Sipas përditësimit të fundit, në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete janë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa nuk është raportuar asnjë kolonë.

Përjashtim bën pika kufitare Hani i Elezit, ku pritjet në hyrje janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa në dalje vazhdojnë të jenë 3 deri në 5 minuta. Edhe në këtë pikë nuk ka kolona të automjeteve.

Sa i përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona në hyrje apo dalje.

Të dhënat u përditësuan sot, në orën 08:05, dhe tregojnë se qarkullimi në kufijtë e Kosovës po zhvillohet normalisht.

Latest from Blog

56 aksidente trafiku brenda 24-orëve në Kosovë

56 aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 24-orëve të fundit në vendin tonë, ku 25 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar dhe 31 me dëme materiale. Sipas statistikave të përgjithshme të policisë,
Go toTop