July 9, 2026
1 min read

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Rruga Junik-Gjeravicë është drejt përfundimit, ka njoftuar ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.

Sipas Bashës, ky projekt ka vlerë mbi 4.8 milionë euro dhe financohet tërësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa po realizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit me Komunën e Junikut.

Ai ka bërë të ditur se gjatë zbatimit të projektit janë paraqitur disa çështje pronësore, të cilat tashmë janë zgjidhur, duke mundësuar vazhdimin normal të punimeve deri në përfundim.

 “Asfaltimi i kësaj rruge do të forcojë lidhjen me një nga destinacionet më të bukura malore të vendit, duke nxitur zhvillimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja për banorët e kësaj zone. Me qeverinë “Kurti”, si asnjëherë më parë po i japim prioritet investimeve në infrastrukturën e zonave malore. Këto janë investime që lidhin qytetarët, nxisin zhvillimin e turizmit dhe e bëjnë Kosovën më të qasshme”, ka shkruar Basha në Facebook, teksa ka postuar edhe një video nga punimet në këtë segment.

Latest from Blog

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim zëvendësministrin italian për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Edmondo Ciriellin. Nuk është bërë e
Go toTop