July 9, 2026
1 min read

Policia e Prishtinës me plan për trotinetët elektrikë, gjobat janë “të nxehta”

Drejtoria e policisë së kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve për garantimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, është duke zbatuar plan veprimin me fokus te trotinetet elektrik.

Gjatë patrullimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm, zyrtarët policorë fillimisht kanë zhvilluar aktivitete vetëdijësuese, duke informuar personat që qarkullonin me trotinete elektrike dhe biçikleta në sheshe se qarkullimi i tyre në sheshe është i ndaluar me sinjalizim rrugor.

Ndërsa, për kundërvajtësit që nuk kanë respektuar dispozitat ligjore, janë marrë masa në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Ndaj 7 drejtuesve të trotineteve elektrike janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150-eurosh. Po ashtu, trotinetet elektrike u janë sekuestruar.

Kontrollet dhe aktivitetet vetëdijësuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa ndaj çdo shkelësi do të merren masat e parapara me ligj.

Latest from Blog

Gjermania blen raketa amerikane Tomahawk

Gjermania ka arritur një marrëveshje me qeverinë amerikane për blerjen e raketave lundruese Tomahawk dhe vendosjen e tyre në territorin gjerman, u tha kancelari Friedrich Merz ligjvënësve në Berlin të enjten. Merz
Go toTop