July 9, 2026
1 min read

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!

Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka vizituar Zyrën Kombëtare të Auditimit.

… ku pata kënaqësinë të takoja Auditoren e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, si dhe stafin e përkushtuar të këtij institucioni.

Auditimi i pavarur është një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies institucionale. Prandaj e vlerësoj lart punën profesionale të ZKA-së dhe rolin e saj në forcimin e transparencës në institucionet publike.

Gjatë takimit diskutuam për njohjet ndërkombëtare të ZKA-së, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale.

Do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike.

Latest from Blog

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve, të cilët edhe në rastet e mëparshme kanë ofruar informacione të rëndësishme që kanë çuar në
Go toTop