July 9, 2026
1 min read

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

​Lajm i shkëlqyer për natyrën dhe qytetarët tanë! Kosova ka siguruar një mbështetje financiare prej 206.4 milionë eurosh nga BE, e cila ndahet në 180.5 milionë euro nga programet IPA (2026-2027) dhe 25.9 milionë euro nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Kështu ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli.

Nga kjo pako, mbështetja kryesore i dedikohet mjedisit! 44 milionë euro do të investohen drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor. Reformat tona nga Pakoja e Madhe e Largimit të Mbeturinave dhe reforma për krijimin e një sistemi të menaxhimit të integruar të mbeturinave, e deri tek zbatimi i projekteve të bazuara në natyrë për mbrojtjen e shtretërve të lumenjve tanë dhe menaxhimin e vërshimeve po vlerësohen maksimalisht. Me miratimin e këtyre fondeve, ne po bëjmë një hap të madh për të përmirësuar dhe mbrojtur mjedisin tonë.

Falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen e jashtëzakonshme. Këto investime do të përkthehen në zhvillim të pastër dhe të qëndrueshëm për të gjithë vendin tonë!

Latest from Blog

Kurti fton në takim krerët e partive

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar në takim krerët e partive, për të diskutuar çështjen e presidentit. Lajmin e konfirmoj zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka. “Po, sot
Go toTop