July 9, 2026
1 min read

Kurti fton në takim krerët e partive

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar në takim krerët e partive, për të diskutuar çështjen e presidentit.

Lajmin e konfirmoj zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes, kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së” tha Manxhuka.

Ftesën për opozitarët Kurti e kishte paralajmëruar, duke thënë se do ta bëjë porsa KQZ-ja të përmbyllë procesin e numërimit me certifikim të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Nga ana tjetër, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri me dije se seanca për konstituimin e Kuvendit do të thirret brenda afatit që përcakton Kushtetuta.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Latest from Blog

Policia vendos kamera sigurie në Cërnicë

Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në fshatin Cërnicë, në bashkëpunim meKoordinatorin e Projekteve për Komunitet dhe Parandalim DRP Gjilan, dhe Njësinë e Policisënë Komunitet dhe Sektor, Stacioni Policor Gjilan, kanë realizuar
Go toTop