July 9, 2026
1 min read

Armend Zemaj flet për herë të parë për situatën në LDK

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka nisur të mblidhet pasditen e sotme, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë analiza e rezultatit zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm të partisë.

Para nisjes së mbledhjes, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, foli për herë të parë për situatën brenda partisë. Ai tha se prioritet për LDK-në është analiza e rezultatit zgjedhor dhe formimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet.

“Ajo që i intereson subjektit tonë politik është analiza e rezultatit zgjedhor dhe formimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit”, deklaroi Zemaj.

I pyetur nëse në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, Zemaj nuk e konfirmoi një gjë të tillë, por kërkoi që debatet e brendshme të zhvillohen brenda strukturave të partisë.

“Do të kisha kërkuar mirëkuptimin në atë çka përfaqësoj. Preferoj debatin brenda subjektit tim politik, si dhe ruajtjen e unitetit dhe kërkesës çdo herë për fitore. Por çdo rezultat kërkon reflektim mbi shifrat, numrat dhe rezultatet që i merr subjekti politik”, u shpreh ai.

Latest from Blog

Go toTop