July 9, 2026
1 min read

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kryesisë, ku në fokus të diskutimeve janë rezultatet e zgjedhjeve, të certifikuara një ditë më parë, si dhe zhvillimet politike pas tyre.

Para nisjes së mbledhjes, deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, deklaroi se partia ka pranuar ftesën për takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se në këtë takim do të trajtohen temat që lidhen me krijimin e institucioneve të reja.

Gruda tha se rezultati zgjedhor ka dëshmuar se asnjë subjekt politik nuk ka siguruar mbështetje të mjaftueshme për ta formuar i vetëm qeverinë, ndaj, sipas tij, krijimi i institucioneve kërkon marrëveshje politike.

Ai bëri të ditur se në takimin me Kurtin do të diskutohet jo vetëm për formimin e institucioneve, por edhe për çështjen e presidentit të vendit.

Në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së pritet të shqyrtohen edhe qëndrimet e partisë lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe hapat e mëtejmë në procesin e konstituimit të institucioneve.

Latest from Blog

Go toTop