July 9, 2026
1 min read

Rasti tronditës në Shkodër: Ky është 62-vjeçari që vrau me çifte gruan e tij

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të enjte në qytetin e Shkodrës ku mbeti viktimë një 55-vjeçare.

Viktima është identifikuar si Bardhe Ziçi.

Ajo dyshohet se u vra me çifte nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në lagjen “Mark Lula”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë arrestuar 62-vjeçarin dhe e kanë shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Latest from Blog

Go toTop