Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar policinë se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti është raportuar, më 9 korrik, rreth orës 23:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thotë PK-ja.