July 10, 2026
1 min read

Arrestohet 32 vjeçari, sekuestrohet një armë e mbi tetë fishekë

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:20, njësia e patrullës e stacionit policor në Ferizaj, në rrugën “Enver Topalli”, ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Lamborghini.

Gjatë kontrollit, te pasagjeri, V. S.( 32 vjeç) kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një armë zjarri, pistoletë me tetë fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rasti për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Latest from Blog

Go toTop