July 10, 2026
1 min read

Një kompani dëmton sheshin e Podujevës duke vendosur reklama, Komuna në ‘’gjumë’’

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës një kompani ka dëmtuar kubëzat e sheshit në Podujevë gjatë përpjekjes për të vendosur disa reklama të quajtura “Reklamo këtu”.

Sipas pamjeve gjatë montimit të materialeve reklamuese janë dëmtuar kubëzat e sheshit.

Siç merr vesh Indeksonline dëmtimi i kubëzave është bërë pa leje nga ana e Komunës së Podujevës.

Megjithatë, edhe pse punimet për prerjen e kubëzave u ndërprenë, dëmtimet kanë mbetur të papërmirësuara.

Kompania ka vendosur reklamat në disa pjesë të qytetit ndërsa pjesët e prera të kubëzave vazhdojnë të jenë të dëmtuara në shesh.

Mbetet të shihet nëse institucionet kompetente do ta obligojnë kompaninë që ta rikthejë hapësirën publike në gjendjen e mëparshme dhe të sanohen dëmtimet e shkaktuara.

Latest from Blog

Go toTop