July 10, 2026
1 min read

Sulmi me thikë në qendër të Ferizajt, ndalohet një i mitur për vrasje në tentativë

Një i mitur është ndaluar për 24 orë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer veprat penale

 “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes, më 10 korrik 2026, rreth orës 07:53, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ku i dyshuari ka sulmuar me tikë dy persona.

Pas incidentit, i mituri është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga organet e rendit, ai është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se procedurat hetimore do të vazhdojnë dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.

Latest from Blog

Go toTop