October 1, 2025
1 min read

I shkoi edhe te vendi i punës, arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të ngacmimit në Prishtinë. Viktima, një femër kosovare, ka denoncuar se një mashkull kosovar e kishte ngacmuar vazhdimisht duke i shkruar mesazhe në rrjetet sociale.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, më 29 shtator 2025, rreth orës 09:15, i dyshuari kishte shkuar te vendi i punës së viktimës dhe kishte tentuar ta sulmonte atë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Latest from Blog

Go toTop