July 10, 2026
1 min read

Aksident tragjik me autobus në Gjermani: Vdes një grua – shoferi në gjendje kritike

Një grua 59-vjeçare ka vdekur, ndërsa burri i saj ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident të rëndë me autobus, që ndodhi të enjten në mbrëmje në Westerstede, në qarkun Ammerland të Gjermanisë.

Burri rreth 69-vjeçar, i punësuar në një kompani udhëtimesh, po e drejtonte autobusin pa pasagjerë, ndërsa bashkë me të ishte gruaja e tij, raporton Bild.

Pak para hyrjes në fshatin Westerloy, autobusi doli nga rruga në anën e djathtë dhe u përplas në një pemë, 59-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe vdekja e saj u konfirmua në vendin e ngjarjes.

Ndërsa partneri i saj ndodhet në rrezik për jetën dhe është transportuar tashmë me helikopter të emergjencës në një spital në Hannover.

Latest from Blog

Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kanë lëshuar një njoftim për takimin që Kurti pati me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në kuadër të konsultimeve
Go toTop