Jennifer Lopez është shfaqur në Javën e Modës në Paris krah motrës së saj më të vogël, Lynda Lopez, në një paraqitje të rrallë publike së bashku.
Dy motrat morën pjesë në sfilatën e stilistes greke Celia Kritharioti, ku tërhoqën vëmendjen me paraqitjen elegante dhe veshjet e tyre të kuruara, transmeton Klankosova.tv.
Lynda Lopez, ndryshe nga Jennifer, qëndron më larg vëmendjes së mediave. Ajo është gazetare dhe moderatore televizive e radiofonike, ndërsa gjatë karrierës së saj ka fituar edhe një çmim Emmy. Bashkë me motrën, ajo ka themeluar edhe një organizatë humanitare për të ndihmuar gratë dhe fëmijët.