July 10, 2026
1 min read

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës ka arritur të inkasojë deri më sot 1 miliard e 7 milionë € të hyra, duke shënuar një rritje prej 5.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku ishin inkasuar  të hyra në lartësi prej 955 milionë €.

Ky sukses është rezultat i disa faktorëve kyç:

• Përformanca e qëndrueshme ekonomike dhe bashkëpunimi i ngushtë me sektorin privat;

• Përmbushja ligjore nga ana e komunitetit të biznesit;

• Rritja e efikasitetit në luftimin e ekonomisë joformale dhe krijimi i lehtësirave tregtare;

Një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij viti është aplikimi i deklarimit para arritjes së mallrave. Ky hap vjen pas shtetëzimit të plotë të terminaleve Doganore sipas vendimit te Kryeministrit, si  dhe heqjes së pagesave për to—një sfidë kjo e adresuar për vite me radhë në Raportin e Progresit, e cila sfide vitin e kaluar u vlerësua si e tejkaluar. Rezultatet e para të këtij sistemi janë mjaft pozitive dhe janë mirëpritur lart nga komuniteti i tregtarëve.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e përpjekjeve për avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj operative.

Latest from Blog

Go toTop