Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje
Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një xhamie në Kaçanik.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 korrik 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.
Imami i xhamisë, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në objekt dhe kanë vjedhur kasafortën e xhamisë.
Kaçanik 10.07.2026-20:00. Ankuesi mashkull kosovar-imam i xhamisë në Kaçanik, ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur kasafortën e xhamisë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.