July 11, 2026
1 min read

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime.

Fillimisht, u miratua kërkesa për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumë prej 2,240,000 € (dy milionë e dyqind e dyzet mijë euro) për Radio Televizionin e Kosovës.

Qeveria po ashtu miratoi kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 48,216.57 € (dyzetetetë mijë e dyqindegjashtëmbëdhjetë euro e pesëdhjetë e shtatë centë), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore NSH. “Magjistrala”.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop