July 13, 2026
1 min read

Grabitje në Zajm të Klinës, dyshohet se hajnat vodhën mbi 20 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Zajm.

Dyshohet se disa persona kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme të parave nga një biznes atje.

Si rast, ngjarja është konfirmuar edhe nga Policia.

Sipas informacioneve dyshohet se nga dy kasaforta hajnat kanë arritur të marrin mbi 20 mijë euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti po hetohet nga organet e rendit, gjegjësisht nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale në Pejë.

Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, derisa po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Latest from Blog

Go toTop