July 13, 2026
1 min read

S’ka pushim për Courtois, i bashkohet menjëherë Real Madridit në stërvitje

Portieri i Kombëtares së Belgjikës, Thibaut Courtois është rikthyer në Spanjë pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Courtois sot u pa në zyrat e Valdebebasit, aty ku skuadra nga La Liga bën stërvitje.

Duket se portieri nuk do të ketë pushim fare, sepse tashmë skuadra e Real Madridit ka filluar stërvitjet për sezonin e ri.

Sot, në klubin spanjoll u kryen testet mjekësore të disa lojtarëve. Prandaj edhe Courtois u detyrua të shkonte, pavarësisht se ka tre ditë që është eliminuar nga Kupa e Botës me Belgjikën.

Latest from Blog

Go toTop