Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore për të kryer veprimet procedurale dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
Nuk raportohet për persona me lëndime të rënda,
Mësohet se të plagosura kanë mbetur dy vajza të cilat janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.