July 13, 2026
1 min read

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka uruar Dirk Schübel për emërimin e tij si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës.

Përmes një postimi, Konjufca i ka uruar sukses në mandatin e ri dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Urime Dirk Schübel për emërimin tuaj si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës. Ju uroj suksese në mandatin tuaj të ri dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për ta forcuar edhe më tej partneritetin ndërmjet Kosovës e Bashkimit Evropian. Republika e Kosovës mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj rrugës së saj evropiane, agjendës së reformave dhe vlerave mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian”, ka shkruar kryediplomati kosovar në “X”.

Latest from Blog

Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Juventusi ka nisur që sot përgatitjet për sezonin e ri 2026/27. “Bianconerët”, do të synojnë që të mospërsërin dështimet e sezonit të kaluar, ku dështuan që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Go toTop