Xhuli ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit.
E veshur me një fustan të bardhë, ajo publikoi një selfie nga ashensori, ku u shfaq elegante dhe në humor të mirë, shkruan Indeksonline.
Menjëherë pas publikimit të fotos, në rrjetet sociale nisi të shpërndahej kjo dukje perfekte ku vëmendja shkon tek barku i fryrë.
Kujtojmë që ish-banorja e “BBVK1” është në pritje të ëmbël të dy binjakëve, një vajze dhe një djali.