Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me gjendjen në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare të Kosovës.
Pavarësisht se gjatë kësaj periudhe pritet rritje e fluksit për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, situata aktualisht paraqitet e qetë dhe pa pritje të gjata.
Sipas të dhënave të fundit, kalimi në hyrje dhe dalje nga Kosova nuk po zgjat më shumë se 5 minuta, ndërsa nuk raportohen kolona të mëdha në pikat kufitare, /Demantim News/.
