Hetimin për sulmin në gjimnazin në Schongau të Gjermanisë, ku dyshohet se është përfshirë një 16-vjeçar me shtetësi kroate, e ka marrë përsipër Shërbimi bavarez për Luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit.
Ky zhvillim tregon se autoritetet gjermane po e trajtojnë rastin si një ngjarje me elemente të mundshme terroriste. Prokuroria e Përgjithshme e Mynihut ka marrë përsipër hetimet për dyshimet për tentim-vrasje dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.
Gjatë hetimeve janë gjetur edhe disa materiale të shkruara, ku dyshohet se i riu ka shprehur mbështetje për autorë të sulmeve të mëparshme dhe ka përhapur gjuhë urrejtjeje ndaj grupeve të ndryshme.
Sipas mediave gjermane, 16-vjeçari kishte qenë më herët nën vëzhgim të autoriteteve, pasi një vit më parë kishte bërë kërcënime për një sulm të ngjashëm.
Në sulmin në Schongau, dy vajza 13-vjeçare u plagosën rëndë pasi dyshohet se u sulmuan me thikë. Policia kishte bërë të ditur se i dyshuari ishte i pajisur edhe me armë zjarri, të cilën e kishte fshehur gjatë ngjarjes.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë nga autoritetet gjermane, /Demantim News/.