Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me bujqit në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, ku ka diskutuar për problemet dhe sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë.
Gjatë takimit, Gjini ka thënë se ndër kërkesat kryesore të fermerëve dhe bizneseve janë heqja e tatimit për tokën e punuar dhe rritja e pragut të TVSH-së në 100 mijë euro.
Sipas tij, këto masa janë pjesë e ofertës së Aleancës për krijimin e institucioneve të reja dhe synojnë lehtësimin e kushteve për prodhuesit vendorë.
“Bujku i Kosovës e meriton mbështetjen e shtetit, jo ndëshkimin”, ka deklaruar Gjini, duke theksuar nevojën për reforma që do ta ndihmonin sektorin e bujqësisë.
Kërkesat e fermerëve dhe politikat ekonomike mbeten një nga temat kryesore në diskutimet për zhvillimin e prodhimit vendor, /Demantim News/.